Akademikë, miq e personalitete të njohura nderuan sot me homazhe Kolec Topallin

1 / 19
2 / 19
3 / 19
4 / 19
5 / 19
6 / 19
7 / 19
8 / 19
9 / 19
10 / 19
11 / 19
12 / 19
13 / 19
14 / 19
15 / 19
16 / 19
17 / 19
18 / 19
19 / 19
25 Maj 2018, 17:32

Bota akademike ka humbur një nga studiuesit më të shquar të shqipes. Profesor Dr. Kolec Topallin, njëkohësisht anëtar i Akademisë së Shkencave. Kolec Topalli ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë dje në moshën 80-vjeçare. Dhimbjen për të e kanë shprehur të gjithë personalitetet e letrave dhe të albanologjisë.

Kolec Topalli nuk iu nda kërkimit shkencor deri në fund të jetës, duke rendur në kërkim të rrënjëve më të thella e më të hershme gjuhës shqipe. Për këtë kontribut të madh me vlera të rralla shkencore dhe enciklopedike dhe për veprat gjuhësore, Kolec Topalli është vlerësuar nga të gjithë gjuhëtarët e njohur. 

Edhe pse në vitet e komunizmit ai ishte i mënjanuar për arsye të biografisë politike, nuk e rreshti punën studimore. Studiuesi fisnik ka mbetur në mendjen e të gjithë kolegëve dhe studentëve të tij, si një shembull i përkushtimit dhe pasionit. Veprat e tij njihet në të gjitha trevat shqipfolëse.