Aksident i rëndë në Elbasan, autobusi me nxënës përplaset me autoveturën

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
17 Nëntor 2018, 21:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Report Tv ka mësuar se një autobus me nxënës është përplasur me një autoveturë dhe për pasojë, dyshohet se 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1 tjerët është plagosur. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar. Në vendngjarje ndodhet policia dhe autoambulanca. Nuk dihen ende detaje të tjera për identitetin e viktimave dhe të plagosurve.