Anglezi zbulon bunkerin e luftës që kishtë poshtë shtëpisë

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
22 Maj 2018, 15:35

Një pronar i shtëpisë që po kryente punë rinovuese gjeti më shumë se që kishte pritur kur kuptoi se një bunker i luftës gjendej në kopshtin prapa shtëpisë së tij.

Chris Scott i cili mbeti i habitur kur shkoi për të hetuar atë që qëndronte fshehur nën oborrin e tij, për të cilën ai gjithmonë mendonte se ishte një mbulesë kullimi pas shtëpisë në Middlesborough.

Shtëpia e Scott ishte duke u rinovuar kur ndërtuesi Tony Sizer e bindi atë të hapte kapakun e kryqëzimit, i vendosur rreth 20 metra larg derës së pasme.

Pasi kaloi dy ditë duke e zbrazur zgavrën me ndërtuesin Tony Sizer, gjetën një bunker të gjerë të Luftës së Dytë Botërore që përbëhej nga dy dhoma me mure prej betoni të ngurta dhe dy kapakë shpëtimi.

Bunkeri sekret mendohet të jetë një strehë e fshehtë e cila është përdorur për të akomoduar 100 ose më shumë njerëz që jetonin në rrugë.