Antifashistët grekë kundërshtojnë meshën në nder të Kaçifas

Policia greke

1 / 8

Kryepeshkopi i Kretës

2 / 8

Asnjë lot për fashistët

3 / 8

Banderolë

4 / 8

Katsifas më mirë i vdekur

5 / 8

Policia

6 / 8

Kryepeshkopi i Kretës

7 / 8

Kryepeshkopi i Kretës

8 / 8
8 Dhjetor 2018, 19:47

Një numër i konsiderueshëm protestuesish të organizatave të majta antifashiste greke kanë kundërshtuar sot zhvillimin e një meshe përkujtimore në nder të Konstandinos Kaçifasit, në Iraklio të Kretës. Këtë të shtunë në mëngjes protestues të shumtë grekë janë mbledhur para kishës kryepeshkopale të Ajio Minas, në kryeqendër e Kretës, Iraklio, ku janë përpjekur që të ndalojnë zhvillimin e ceremonisë fetare për të 40-at e Konstandinos Kaçifas, pasi e cilësojnë minoritarin grek që u vra nga policia shqiptare në Bularat, si një ultranacionalist madje edhe fashist. Me parulla si: “Nacionalizmi lind varreza, asnjë lot për fashistët e vdekur”, antifashistët grekë kanë kundërshtuar nderimin e Kaçifasit nga kleri ortodoks, madje ata kanë sulmuar edhe vetë kryepeshkopin e Kretës, Irineos, që po udhëhiqte meshën.