Atmosferë festash në kryeqytet, Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri te Sheshi Skënderbej (FOTO)

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

1 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

2 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

3 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

4 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

5 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

6 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

7 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

8 / 13

Kreu i Bashkisë Tiranë Veliaj në ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

9 / 13

Kreu i Bashkisë Tiranë Veliaj në ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

10 / 13

Kreu i Bashkisë Tiranë Veliaj në ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

11 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

12 / 13

Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Sheshin Skënderbej

13 / 13
16 Nëntor 2018, 20:50

Stina e festave ka mbërritur në Tiranë. Në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët e Tiranës janë ndezur sot dritat vezulluese që simbolizojnë ardhjen e festave të fundvitit. Kori i Liceut Artistik dhe Banda Frymore e qytetit të Tiranës ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë festive, ndërsa dhjetra fëmijë të veshur me ngjyrat e festave të fundvitit dhe qytetarë të shumtë kishin rrethuar pemën gjigande të Vitit të Ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mori pjesë në ndezjen simbolike të dritave të pemës, u shpreh se edhe Tirana i bashkohet këtë vit kryeqyteteve të botës, të cilat festat kanë vendosur t’i nisin pak më shpejt. 

“Disa prej jush, sidomos fëmijët që janë këtu, më kanë çuar peticione, kanë mbledhur firma në klasë, në lagje, në shkollë dhe na kanë thënë: Lali Eri, a mund të zgjasësh pak më shumë festat, se mbyllen shumë shpejt? Nuk i zgjasim dot pas 1 janarit, por ajo që mund të bënim është t’i fillojmë pak më herët dhe në fakt, në gjithë qytetet e botës ka filluar pak më herët festa, ndaj kjo është arsyeja pse do  t’i hapim që sot dritat e festës, jo vetëm këtu, por në disa vatra, edhe në sheshin Skënderbej, edhe tek Liqeni, këtë fundjavë tek Pazari i Ri dhe në të 24 njësitë e Tiranës, për t’u siguruar që e gjithë Tirana, nga cepi në cep, ka një stinë festash të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.