Banorët e pallatit pa leje te “Astiri” largohen vullnetarisht ( FOTO)

Banorët largojnë orenditë nga godina

1 / 5

Njëri nga banorët te Unaza e Re flet për largimin

2 / 5

Godina ku banorët u larguan vullnetarisht

3 / 5

Banorët largojnë orenditë nga godina

4 / 5

Banorët lirojnë ambientet e biznesit

5 / 5
8 Dhjetor 2018, 10:17

Të tjerë banorë që kanë ndërtime pa leje në Unazën e Madhe në afërsi të Astirit i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj për të bashkëpunuar dhe për ti hapur rrugë projektit të zgjerimit të rrugës. Kështu, pas Ukë Celkoljajt, Servet Merkos dhe shumë banorëve të tjerë të Astirit, të cilët pranuan të bashkëpunojnë dhe ti hapin rrugë zhvillimit të projektit, edhe banorët e këtij pallati 5 katësh që në katin e parë shërbente për biznes, kanë pranuar që vullnetarisht të zhvendosin të gjitha orenditë dhe pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe të pranojnë një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës për trajtimin e banorëve të Unazës që do u prishen shtëpitë.

Gentian Lala që zotëronte biznesin që shërbente në katin e parë të kësaj godine tregon se vullnetarisht kanë pranuar që të lironin godinën dhe të mos bëheshin pengesë për ndërtimin e rrugës që do të sjellë dhe një zhvillim të të gjithë zonës. “Pas kësaj thirrje që Bashkia ka disa ditë e thotë, ne dolëm vullnetarisht për t’i liruar, për të mos u bërë pengesë e zhvillimit. Normalisht që është keqardhje, por është një zhvillim për brezat e ardhshëm”, tha Gentjan Lala.