Champions League, Liverpuli shënon 5 gola dhe prek finalen

1 / 20
2 / 20
3 / 20
4 / 20
5 / 20
6 / 20
7 / 20
8 / 20
9 / 20
10 / 20
11 / 20
12 / 20
13 / 20
14 / 20
15 / 20
16 / 20
17 / 20
18 / 20
19 / 20
20 / 20
24 Prill 2018, 22:48

Liverpuli është me një këmbë në finalen e Champions League pas fitores përballë Romës me rezultatin 5-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League që u zhvillua në Angli. Edhe pse do të udhëtojë javën tjetër në Itali me një rezultat të mirë, Liverpuli i frikësohet asaj që i ndodhi Barcelonës, por Romës i duhet që të bëjë një tjetër mrekulli.

Liverpuli e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e parë me Salah, ish-romanist. Në pjesën e dytë të besuarit e Klop shënuan edhe tre gola të tjerë me autorë Roberto Firmino dy herë dhe Mane.

Atëherë kur të gjithë menduan se kapitulli u mbyll, Roma u zgjua duke shënuar dy gola dhe rihapur gjithçka. Golat për Romën u shënuan nga Dzeko dhe Diego Perotti me penallti në katër minuta. Në minutat e mbetura të pjesës së dytë, Roma tentoi sërish që të ngushtonte diferencën, megjithatë fjalën e fundit do ta thotë pas një jave në shtëpi