Dita Kombëtare e Jetimëve, 200 fëmijë vizitë në Kuvendin e Shqipërisë/FOTO

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
19 Maj 2018, 19:37

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, me kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, priti sot në sallën e seancave plenare 200 fëmijë jetimë nga Shqipëria dhe Kosova.

Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që janë edhe anëtarë të grupit “Miq të Fëmijëve”, si edhe shumë figura të shquara të jetës publike nga arti, shkenca, komunitetet fetare, televizioni dhe muzika. Kryegjyshi botëror i bektashinjëve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, aktorët Luftar Paja, Mirush Kabashi, Marjana Kondi, Raimonda Bulku, Rudina Dembacaj, tenori Kastriot Tusha, artistët Bujar Kapexhiu dhe Mimika Luca, kompozitori Agim Krajka, këngëtarët Justina Aliaj, Luan Zhegu, Irma Libohova, Manjola Nallbani, Kozma Dushi, moderatorja Silvana Braçe, miss-i i parë shqiptar Valbona Selimllari, si edhe figura të tjera të njohura të ekranit si Eni Çobani dhe motrat Marina dhe Luana Vjollca ishin të pranishëm në aktivitetin e sotëm për t’u qëndruar pranë fëmijëve në aktivitetin e tyre.

Fëmijët jetimë simuluan një seancë plenare, ku përmes fjalimeve të mbajtura, paraqitën me plot mjeshtëri fjale kërkesat e tyre për më shumë solidaritet, si një shtresë e veçantë që meriton ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e posaçëm nga shoqëria dhe strukturat shtetërore përgjegjëse. Fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, sollën në foltore të Kuvendit emocione të ndjera nga jetimë të luftës së Kosovës, të prindërve të rënë në krye të detyrës, në aksidente pranë vendit të punës etj.