Drejtoria e Patentave thjeshtëzon procedurat, ja risitë dhe masat e reja për qytetarët

Thjeshtëzimet nga Drejtoria e Patentave

1 / 6

Thjeshtëzimet nga Drejtoria e Patentave

2 / 6

Thjeshtëzimet nga Drejtoria e Patentave

3 / 6

Thjeshtëzimet nga Drejtoria e Patentave

4 / 6

Drejtoria e Patentave

5 / 6

Drejtoria e Patentave

6 / 6
12 Dhjetor 2018, 21:22

Pas emërimit të drejtorit të ri Blendi Gonxhe, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë një sërë nismash të cilat synojnë që të ofrojnë një shërbim më cilësor për qytetarët.

Për të lehtësuar nevojat e qytetarëve që e kanë të pamundur që të paraqiten në sportele brenda orës 16:00, ky institucion ka zgjatur orarin e ofrimit të shërbimeve.

Nga sot, qytetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet pranë sporteve në të 13 Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor edhe përtej orarit 16:00.  “AllDayOpen! Për të lehtësuar nevojat e atyre qytetarëve që kanë pamundësi të paraqiten në sportelet e DPSHTRR brenda orës 16, nga sot, çdo të Mërkurë, në të 13 Drejtoritë Rajonale jemi hapur deri në ora 19 për çdo shërbim e aplikim”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për të ulur korrupsionin, në testet e teorisë, nga kjo javë sallat e të 13 drejtorive rajonale do të  monitorohen online! “Kamerat dhe kompjuterat në vëzhgim!

Shumë shpejt edhe demo-teste online! JO rryshfetit! PO mësimit”, thuhet në njoftimin e kësja drejtorie. Një vendim tjetër që prek direkt qytetarët është shkurtimi i kohës për të tërhequr kartat e lejeve të drejtimit të automjetit. Ato tashmë bëhen edhe në zyrën te ish NSHRAK, që qëndron e hapur nga e Hëna-Premte 08-19 dhe të Shtunë 09-13.

Në këtë mënyrë thjeshtëzohet jo vetëm koha, pro kursehet edhe kohë duke mos shkuar gjer në Kashar.   Gjithashtu, nga data 17 dhjetor, aplikimet për Leje drejtimi, rinovime, Leje Ndërkombëtare, vërtetime, çertifikata mund të bëhen edhe në Lushnje, Burrel, Himarë, Tropojë, Fier, Dibër, Vlorë, Kukës! Ndërsa pritja për marrjen e Kartës së Lejes së Drejtimit dhe ÇAP nga 10-15 ditë ulet në vetëm 5 ditë! Sektori i Personalizimit në DPSHTRR do punojë me dy turne për prodhimin ndërsa një ekip operacional do realizojë përshpejtimin e shpërndarjes!

Një tjetër problem ka marrë zgjidhje. Asnjë D.Rajonale e DPSHTRR nuk do pengojë qytetarin korrekt që paraqitet të paguajë taksat e mjetit, çka e pengonte të vijonte dhe me kolaudimin, nëse Enti i Leasing-ut ku ka mjetin ka debi me flotën