Elbasan, përplas këmbësoren 55-vjeçare, largohet nga vendngjarja

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
20 Prill 2018, 16:29

Elbasan- Aksident ne aksin Elbasan-Ish Metalurgji, ku një mjet tip "Passat", ka përplasur këmbësoren,Sh.T, 55-vjeçe, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se 55-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë është në gjendje kritike për jetën. Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Automjeti tip "Passat" që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po monitoron kamerat përreth vendit të ngjarjes për të bere të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit.