Emrat e drejtuesve të PD që bllokuan rrugën në emër të studentëve në Berat, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë

Juviana Qevani

1 / 9

Namir Lapardhaja

2 / 9

Afize Skëndo-Nënkryetare e Bashkisë (PD)

3 / 9

Namir Lapardhaja

4 / 9

Gentian Zëre (PD)

5 / 9

Nertila Azizolli

6 / 9

PD Berat

7 / 9

Nevila Hyska

8 / 9

Dritan Haznedari

9 / 9
13 Dhjetor 2018, 20:08

Pasditen e sotme u lajmëria se një tjetër protestë po ndodhte në Berat, në mbështetje të studentëve dhe kundër çmimit të karburantit. Por ata që u prezantuan si banorët e shqetësuar të Beratit, rezultojnë të jenë një grusht i vogël militantësh dhe drejtuesish të degës lokale të PD në Berat.

Mes protestuesve gjendet edhe nënkryetarja e Bashkisë Berat, Afize Skëndo. Ish kandidatja për deputete e PD që sot është zyrtare e Bashkisë së drejtuar nga aleati i saj i LSI, ka dalë sot e shqetësuar, me gjasme për studentët e Shqipërisë.

Një tjetër i shqetësuar i madh për çmimin e karburantit është Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Bashkiak të Beratit, kandidat për kryetar të degës së PD në Berat. Bashkë me Lapardhanë, protestën e prin Genti Zëre, ish Nënkryetar i PD Berat dhe ish nëndrejtor i konvikteve në Qytetin Studenti.

Më tej dallojnë Juvina Qevani, ish kandidate për deputete e PD në vitin 2017 , Nertila Azizolli dhe Nevila Hyska, anëtare të Këshillit Bashkiak nga PD