'Family First', njihuni me skuadrën simpatike të deputetit Bushati/FOTO

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
24 Qershor 2018, 13:03

Shumica e deputetëve të Kuvendit shqiptar i përdorin rrjetet sociale për të shfaqur angazhimin e tyre parlamentar e partiak, me foto e video nga parlamenti, takimet me elektoratin apo militantët. Shumë pak ose aspak shohim nga familja e tyre. 
Por ndryshe ndodh me deputetin socialist në Tiranë, Ervin Bushati. Në Instagram-in e tij gjen dhjetëra fotografi nga familja e tij, dukshëm simpatike. 
Bashkë me Jonitën, vajzën e lagjes së tij, që u bë bashkëshortja e tij, kanë sjellë në jetë tre djem: Alfredin, 6 vjec, Matiasin 4 vjeç dhe Tomin, më i vogli, i cili ka vetëm 9 muaj që ka ardhur në jetë. 
Në instragram-in e deputetit gjen fotot e zgjimit në krevat me buzëqeshjen e parë të Alfredit, deputetin të shtrirë në tapet duke luajtur me më të voglin e shtëpisë, takimin e parë në maternitet të dy më të mëdhenjve me Tomin e sapolindur të cilin Jonita e mbante në krahë, të katër meshkujt e familjes në kinema, të gjithë së bashku në ceremoni kishtare, në pishina, apo së fundmi edhe një vëmendje “burrash” në divanin e shtëpisë për të ndjekur ndeshjen “Serbi-Zvicër”. 
Por djemtë e familjes Bushati nuk takohen me Babin vetëm në kohën e tij të lirë. Ervini i merr ata me vete edhe në angazhime publike. Ata janë parë të marrin pjesë në nderimin e dëshmorëve apo inspektimet e punimeve të Bashkisë Tiranë.