Fustanet që ruajnë mjedisin, ka qenë ky mesazhi që sfilata e Eko Fashion Show, e zhvilluar sot në Tiranë ka dhenë për të gjithë artdashësit dhe dashamirësit e mjedisit, të cilët mirëpritën me duartrokitje krijimet e veçanta të rinjve në veshje me mbetje të riciklueshme.
Fustane me mesazhe për jetën, veshje të vjetra, Gazeta, qese mbeturinash, kanaçet apo tapat e shisheve…gjithçka mund të shërbejë e të bëhet e dobishme për sa kohë qëllimi është i mirë; të ruhet ambienti. Dëshmi e gjallë e kësaj është Eco Fashion Show, e cila për të gjashtin vit radhazi, organizoi në Piramidën e Tiranës, një sfilatë origjinale me gjithë materialet që pjesa më e madhe prej nesh mendojmë se duhen flakur.