FOTO/ Nis fushata për mbrojtjen e Lurës, Report Tv zbulon të vërtetën e fotove 'nudo'

1 / 25
2 / 25
3 / 25
4 / 25
5 / 25
6 / 25
7 / 25
8 / 25
9 / 25
10 / 25
11 / 25
12 / 25
13 / 25
14 / 25
15 / 25
16 / 25
17 / 25
18 / 25
19 / 25
20 / 25
21 / 25
22 / 25
23 / 25
24 / 25
25 / 25
20 Qershor 2018, 16:11

E fshehur në një pjesëz të Dibrës dhe në mbi 2000 metra lartësi, Lura është padyshim një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë. Me shtatë liqene përrallorë dhe mahnitës, që tërheqin vëmendje brenda dhe jashtë vendit, me një park të mrekullueshëm dhe me malet e jashtëzakonshme, Lura është një mrekulli natyrore, që fatkeqësisht pas rënies së komunizmit është lënë në harresë.

Aty është bërë një masakër me prerjen e pemëve dhe pikërisht për këtë ka nisur në rrjetet sociale një fushatë për të mbrojtur këtë vlerë të shtuar të vendit tonë. Fotot e publikuar në rrjet pasqyrojnë këtë copëz mrekullie, ndonëse kanë shkaktuar shumë debat, pasi një pjesë e kanë interpretuar si fushatë nudo.

Report Tv shkoi përtej kësaj, duke kontaktuar një prej personave të angazhuar në këtë fushatë, Ened Maton, i cili sqaroi se vajzat në foto nuk janë nudo dhe nuk është aspak ky qëllimi i nismës. Sipas tij, gjithçka ka për qëllim solidarizimin me Lurën, me këtë pjesën të mrekullueshme natyrore, që po shkatërrohet nga njeriu.  

Me tanga është, nuk është lakuriq. Ka qenë një koncept i joni për solidarizim me Lurën.

Ened Mato