FOTO / Shkodër, Xhafaj pret në takim homologun malazez

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
15 Qershor 2018, 19:13

Pas vizitës në pikën doganore të Muriqanit ku inspektoi masat e marra nga policia për të parandaluar fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Malit të Zi, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim informal në Shkodër me homologun malazez, Mevludin Nuhodzic.

Dy ministrat konstatuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit mes vendeve tona dhe folën për thellimin e këtij bashkëpunimi, sidomos me operacione të përbashkëta mes 2 policive. Ata trajtuan çështje që lidhen me projekte të përbashkëta ndërkufitare, per te siguruar mbeshtetje financiare dhe asistence nga BE.

Ministri Xhafaj dhe Ministri Nuhodziç diskutuan gjithashtu mbi masat shtese per lehtesimin e levizjes ne pikat e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Malit te Zi, ne muajt e sezonit turistik veror ku ka nje fluks pushuesish.

Këtu u trajtuan çështje të bashkëpunimit me te mire nderkufitar, perfshi kontrollin e perbashket te kufirit midis 2 vendeve si dhe lehtësimin e mëtejshem te levizjes ne PKK duke mundësuar procedurën e vetëm një kontrolli në hyrje dhe në dalje.

Dy ministrat, te shoqeruar nga ekipet me drejtues te policive, ndanë mendime dhe trajtuan çeshtjen e perballimit te nje fluksi te mundshem migrator nga vendet e treta. Ministri Xhafaj solli ne vemendjen propozimin e bere nga ai ne Trieste, per ngritjen e Qendres se Perbashket Rajonale Policore, qe do te trajtoje keto problematika, propozim qe po trajtohet edhe nga pala malazeze.