FOTO/ Shkolla e fshatit Selbë në Dajt me çati të re

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
22 Maj 2018, 18:49

Vogëlushët e fshatit Selbë në Njësinë Administrative të Dajtit do të kenë kushte më të mira për të mësuar, pa patur rëndësi nëse moti do të jetë me reshje apo me diell. Bashkia e Tiranës i është përgjigjur një shqetësimi të banorëve të zonës dhe ka nisur rikonstruksionin e plotë të çatisë në shkollën 9 - vjeçare “Qemal Lika” të këtij fshati, çka do t'i japë fund problematikës me lagështirën që vinte nga tavani. 

Punimet kanë përfshirë heqjen së pari të çatisë ekzistuese e cila ishte amortizuar totalisht dhe me rikonstruksionin e tarracës dhe do të vijojnë me vendosjen e një çatie krejt të re. Natyrisht që në shtator kur fëmijët të rikthehen në bankat e mësimit, shkolla do jetë gati me një çati të re, por edhe me kushte më të mira mësimore.