FOTO/ Stuhia e fortë e shiut, punonjësit e Bashkisë në terren për normalizimin e situatës

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
22 Qershor 2018, 16:41

Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, e kufizuar qarkullimin e trafikut. Stuhia ka vijuar për më shumë se një orë, duke lënë pas pemë të rrëzuara, por pavarësisht kësaj, ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Bashkisë së Tiranës ka bërë që situata të normalizohet shpejt. 

 

Forcat e zjarrfikëses së kryeqytetit, Policisë Bashkiake dhe ndërmarrjes nr 1 dhe nr 2 të qytetit dolën menjëhere në terren dhe aktualisht po punojnë për heqjen e pemëve të rrëzuara nga era e fortë. 

 

“Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore! Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik gjer sa të jenë pastruar gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do rimbillen!”, deklaroi në Twitter kryebashkiaku Veliaj. Pas kësaj ndërhyrje situata në Tirane duket më e normalizuar.