FOTO/Aksident i rëndë në Shkodër, përplasen dy automjete, 7 të plagosur, shoferi nxirret pas 90 minutash

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
25 Qershor 2018, 07:40

SHKODËR- Dy makina u përplasën ‘kokë më kokë’ rreth orës 20:00, ndërsa 7 persona janë plagosur, 2 rëndë dhe 5 raportohet se janë jashtë rrezikut. Mjetet e përfshira në aksident janë një ‘Fuoristradë’ ku udhëtonte familja Ndreka me 5 anëtarë që banon në Gurin e Zi dhe një ‘Benz’ me dy persona.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip ‘Fuoristradë’ është spostuar duke përfunduar jashtë rrugës. Dy personat që ndodheshin te makina tip ‘Benz’ janë nxjerrë menjëherë dhe janë dërguar në spital, nga ‘Fuoristrada’  u nxorën gruaja me tre fëmijët, por jo kryefamiljari, që po drejtonte makinën.

Pas mbi një orë e 30 minuta është nxjerrë nga makina nga zjarrfikësja edhe Viktor Ndreka, i cili ishte i bllokuar pas aksidentit. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes në momentin që zjarrfikësja po punonte për të nxjerrë nga makina drejtuesin e ‘Fuoristradës’.

Viktor Ndrenka së bashku me njërin nga famijët, E.  Ndreka 6 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë. E ndërsa vajza është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar te Spitali i Traumës, i ati ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës. Të plagosuri e tjerë ndodhen jashtë rrezikut. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe mungesa e sinjalistikës.