FOTO/Ekzekutohet shqiptari me breshëri plumbash në një lokal në sheshin Omonia

Shenjat e plumbave te xhamat e lokalit ku ndodhi atentati ndaj shqiptarit

1 / 4

Shenjat e plumbave te xhamat e lokalit ku ndodhi atentati ndaj shqiptarit

2 / 4

Foto nga zona ku ndodhi ngjarja

3 / 4

Foto nga zona ku ndodhi ngjarja

4 / 4
13 Dhjetor 2018, 08:28

GREQI - Një 44-vjecar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi. Shqiptari ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Identiteti i shqiptarit të ekzekutuar nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë as për autorët e krimit. Por mësohet se shqiptari ishte i njohur në këtë lokal dhe mbante nofkën “burri i shëndoshë”.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, si ajo e një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës. Kjo është vrasja e 5-të me viktima shqiptarë në shtetin fqinj në harkun kohor të një muaji. Ndërkohë një i ri shqiptar është dhunuar vetëm 2 ditë më parë, barbarisht, në burgjet greke.