FOTO/Festohet 30-vjetori i bashkëpunimit shqiptaro–gjerman, cirk, panair dhe muzikë në Tiranë

1 / 19
2 / 19
3 / 19
4 / 19
5 / 19
6 / 19
7 / 19
8 / 19
9 / 19
10 / 19
11 / 19
12 / 19
13 / 19
14 / 19
15 / 19
16 / 19
17 / 19
18 / 19
19 / 19
25 Maj 2018, 14:54

Tradita shqiptare dhe modernizimi i saj në kuadër të zhvillimit ekonomik kanë qenë disa nga politikat e ndjekura nga bashkëpunëtorët gjermanë për të ndihmuar kompanitë shqiptare në ecurinë e tyre. Në 30 vjetorin e bashkëpunimit shqiptaro –gjerman, Piramida e Tiranës mirëpret qytetarët në një ditë festive.

Në orët e para të paradites ka nisur panairi, ku shumë të pranishëm kanë prezantuar produktet e tyre dhe kanë treguar për Report Tv bashkëpunimin që kanë pasur me Gjermaninë.

Në vitin 1988, Gjermania dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet për politikat zhvillimore. Hapja zyrtare e ceremonisë do të jetë në orën 19:00 ku do të thonë fjalën e tyre, Ambasadorja Schütz, Ministrit Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.