FOTO/Incidenti te krimet e rënda, familjarët të dënuarëve të Gjyqit 'Lazaratit II' tentojnë të godasin gazetarët

Një nga familjarët e të dënuarëve godet derën e gjykatës

1 / 8

Një nga familjarët e të dënuarëve godet derën e gjykatës

2 / 8

Momenti kur kameramanët largohen

3 / 8

Familjarët e të dënuarëve jashtë gjykatës

4 / 8

Stativi i një kameramani i lënë në rrugë nga momentet kur po largohej me vrap

5 / 8

Momentet e incidentit foto jashtë gjykatës

6 / 8

Familjarët e të dënuarëve jashtë gjykatës

7 / 8

Familjarët e të dënuarëve jashtë gjykatës

8 / 8
20 Nëntor 2018, 14:04

TIRANË-Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me vetëm dy ndryshime të vogla, kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë. 

Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues pas vendimit, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”, etj. Fatmirësisht asnjë nga trupi gjykues nuk është lënduar, pasi në sallë kishte efektivë policie që ndërhynë duke kapur karrigen që u hodh nga fundi i sallës.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se brenda në sallë nga hedhja e karriges është lënduar një gazetare e kronikës. Incidenti ka vijuar edhe jashtë, pasi janë ofenduar e dhunuar gazetarët e tjerë, ndërsa operatori i Report Tv u tentua të goditet nga njëri nga familjarët e grupit të Lazaratit.