FOTO/Moskë, makina futet mes turmës, 7 tifozë meksikanë të plagosur

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
16 Qershor 2018, 18:59

Shtatë tifozë meksikanë janë plagosur, pasi një taksi u fut me shpejtësi në mes të turmës. Ngjarja ka ndodhur në “Sheshin e Kuq” në Moskë duke ngjallur frikë dhe panik te njerëzit.

Ende nuk dihet nëse është thjeshtë një aksident, apo sulm i planifikuar. Autori 28-vjeç nga Kirgistani sipas të dhënave të para nga mediat, dyshohet se humbi kontrollin e makinës. Kujtojmë që dje ISIS paralajmëroi sulme gjatë Botërorit.