FOTO/Protesta, FRPD dhe LRI incidente te Kryeministria, Balliu e Këlliçi shtyjnë policët

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
11 Qershor 2018, 19:38

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka vijuar edhe këtë të hënë protestën kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndryshe nga protestat e kaluara të cilat janë zhvilluar përpara zyrës së Xhafajt, protestuesit sot iu drejtuan Kryeministrisë, ku edhe kanë shënuar një incident me policinë.

Kanë qenë Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu në krye të disa protestuesve drejt godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa janë përplasur edhe me forcat e rendit, pasi këta të fundit nuk lejuan mbajtjen e tubimit për shkak se nuk kishin leje. Në këtë moment të rinjtë u përplasën edhe me policinë. Në video duken Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu teksa shtyjnë policët.