FOTO/Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin

1 / 23
2 / 23
3 / 23
4 / 23
5 / 23
6 / 23
7 / 23
8 / 23
9 / 23
10 / 23
11 / 23
12 / 23
13 / 23
14 / 23
15 / 23
16 / 23
17 / 23
18 / 23
19 / 23
20 / 23
21 / 23
22 / 23
23 / 23
25 Maj 2018, 19:53

Qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme iu bashkuan sot aksionit kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”.  Bashkë me Bashkinë e Tiranës, ata kanë ndihmuar në heqjen e mbeturinave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zonat rurale për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm dhe më të bukur.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm për të mbajtur pastër mjedisin. “E gjithë Bashkia Tiranë e qytetarët model në aksionin kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”. Por tani është e rëndësishme ta mbajmë pastër përditë, të mos ndotim vendin është sot thirrja më e madhe patriotike e kohëve modern”, shkruan Veliaj.