FOTO/Raffaella Carra, ikona e TV italian, feston 75 vjetorin

1 / 18
2 / 18
3 / 18
4 / 18
5 / 18
6 / 18
7 / 18
8 / 18
9 / 18
10 / 18
11 / 18
12 / 18
13 / 18
14 / 18
15 / 18
16 / 18
17 / 18
18 / 18
19 Qershor 2018, 12:10

Raffaella Carra është padyshim një nga artistët më të famshëm italianë në botë në sajë të talentit të gjithanshëm, por edhe më parë për kostumet e mahnitshme që ka habitur të gjithë në vitet gjashtëdhjetë e deri më sot.

E lindur në Bologna 18 qershor, 1943, Maria Raffaella Roberta Pelloni gjatë gjithë karrierës së saj ishte një showgirl, këngëtare, balerinë, aktore, autore dhe prezantuese televizive.

Suksesi i vërtetë Raffaella Carra do të jetë në vitet '70, kur vendosi të fokusohet në karrierën si prezantuese televizive dhe këngëtare, me të cilin ajo arriti suksesin dhe reputacionin ndërkombëtar.

Shqiptarët edhe pse të izoluar nën regjimin komunist përpiqeshin në çdo mënyrë që të mund të ndiqnin shfaqjet e artistes së famshme italiane. Me televizorët bardhë e zi dhe me antenat provizore me kanaçe të ndërtuara fshehtas, shqiptarët kishin fatin të zhyteshin nën emocionet e spektakleve dhe shfaqjeve që përcillte 75 vjeçarja Raffaella Corra.