FOTOT pikante sot në Kuvend, deputeti i PD-së 'nxiton' për të filmuar Bashën, Balla shkrihet së qeshuri

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
21 Qershor 2018, 12:50

Pas një jave mungesë në Kuvend, deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës iu bashkuan seancës plenare. Siç ka ndodhur përgjatë 3 muajve të fundit, edhe sot, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën pas “uzurpimit” të foltores nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. 

Gjatë kohës që Ruçi po replikonte me Bashën për të ndërprerë fjalën, ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka ndërhyrë nga vendi duke i thënë të mësonte në anglisht të dhënat nga Europa për mos hapjen e negociatave. Ruçi iu përgjigj duke i thënë se: ”Meqë nuk di anglisht, i dashur doktor Berisha, përsëri edhe juve nuk po e thoni siç duhet në anglisht. Mesa duket profesoresha nga Luzati i Tepelenës nuk ua ka mësuar siç duhet fjalën”.

Në këtë moment ka qenë deputeti demokrat, Endri Hasa që është kthyer në “kameramanin” e PD-së, që është ngritur menjëherë nga karrigia dhe me një tabletë është ngritur për t’i ardhur në ndihmë kryedemokratit.