Francë/ Sulm terrorist në Strasburg, një i vdekur, dhjetë të plagosur, midis të cilëve disa në gjendje të rëndë

Foto nga sulmi në Strasburg

1 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

2 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

3 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

4 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

5 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

6 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

7 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

8 / 9

Foto nga sulmi në Strasburg

9 / 9
11 Dhjetor 2018, 21:40

Një sulm terrorist ka ndodhur këtë të martë në një treg Krishtlindjesh në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, një person ka vdekur, dhjetë kanë ngelur të plagosur dhe midis tyre raportohet se ka edhe persona që ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve të komunës së Strasburgut, të cituar nga gazeta L'Alsace, ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner është larguar në mënyrë të menjëhershme nga pallati presidencial Elysee, ku ai ishte në një pritje me presidentin Emmanuel Macron, pasi mësoi të shtënat në Strasburg. Sakaq, qendra e qytetit është bllokuar për një rreze prej 200 metrash rreth sheshit Gutenberg.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i bashkisë së qytetit, Alain Fontanel, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter". Krahas tij, ka reaguar në "Twitter" edhe eurodeputeti i Lëvizjes "Pesë Yjet", Dario Tamburrano. Ky i fundit shkruan edhe për faktin se delegacioni i "Pesë Yjeve" është i sigurt tanimë. 

Sa i takon atentatorit ende nuk dihet nëse ka qenë një i vetëm apo disa, por raportohet se zona rreth qendrës historike është blinduar nga forcat policore dhe trafiku është devijuar.