Imazhet nga sateliti/ Si i shkatërroi mandati i Bashës hapësirat publike në Qytetin Studenti

Pamje nga sateliti. Qyteti Studenti ne vitin 2011, vitin e fundit te mandatit te Rames ne Bashkine e Tiranes

1 / 5

Qyteti Studenti ne fund te mandatit te Bashes, ne vitin 2015. Me te kuqe, zonat ku eshte ndertuar gjate ketyre kater viteve. Me blu, perimetri i Qytetit Studenti.

2 / 5

Kompleksi ne QS. Majtas segment nga ndertesat e reja te banimit, djathtas skaji fundor i konvikteve

3 / 5

Perseri skaji fundor i QS. Majtas konviktet me verilindore, djathtas lart me ngjyre te bardhe, kompleksi i ri i banimit

4 / 5

Prova e babezise. Plani vendor 2013, si miratohej te ndertohej brenda Qytetit Studenti

5 / 5
14 Dhjetor 2018, 14:55

Për katër vite, gjatë mandatit të Lulzim Bashës si kryetar të Bashkisë së Tiranës, Qyteti Studenti u sakatua në mënyrë të pandërprërë, falë lejeve të ndërtimit të akorduara brenda perimetrit të konvikteve apo direkt ngjitur me to.

Goditja më e madhe për Qytetin Studenti u regjistrua në vitin 2013, kur Plani i Ri i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë së Tiranës shndërroi në hapësirë ndërtimi zonën midis “Rrugës së Elbasanit, "Unazës së Re" dhe rrugëve “Pjetër Budi” e “Arben Broci”, që janë dy rrugët paralele që kufizojnë QS nga të dyja anët.

Si rrjedhojë, siç tregojnë edhe pamjet e satelitit, gjatë këtij 4-vjeçari, brenda perimetrit të konvikteve, në skajin verilindor të tij, u ndërtua një kompleks banimi. Fotot e bashkëngjitura tregojnë se si ky kompleks është vetëm 10 metra larg godinave të konvikteve.

Këto ndërtime do të bëjnë në të ardhmen shumë më të kushtueshme për Bashkinë e Tiranës ngritjen e kampusit universitar modern në Qytetin Studenti. Kjo sepse ashtu siç po ndodh tek Unaza e Madhe, një numër ndërtimesh të ndërtuara gjatë kësaj periudhe do të jetë e detyruar që të prishen dhe kjo do të ketë një kosto të madhe të shtuar për taksapaguesit./Lexo.al/