Inaugurimi i QTU – 4 ditë Festë dhe Ulje

Qendra Tregtare Univers

1 / 4

Qendra Tregtare Univers

2 / 4

Qendra Tregtare Univers

3 / 4

Qendra Tregtare Univers

4 / 4
12 Dhjetor 2018, 17:32

QTU çel zyrtarisht dyert pas restaurimit të plotë me 4 ditë festë dhe ulje. Përgjatë ditëve të 13-14-15-16 dhjetorit, qendra do të organizojë oferta, ulje, dhurata dhe aktivitete të shumta argëtuese në të gjitha dyqanet dhe mjediset e saj.

Një koncert me reperin e njohur Ledri Vula dhe një veturë me kilometra zero, Volkswagen Polo e vit-prodhimit 2018, e cila do të jepet dhuratë përmes një shorteu, ku gjithë të pranishmit mbi 18 vjeç mund të marrin pjesë, do të jenë vetëm dy nga surprizat e panumërta që priten nga e enjtja deri të dielën në QTU.

Pas një programi restaurimi me vlerë 15 milionë euro dhe një pune intensive prej 12 muajsh, një dizajn i ri interior, marka dhe shërbime të reja do të shfaqen për publikun për herë të parë nesër.

Qendra Tregtare Univers vjen tashmë e shtuar me një kat, me plot 47.000 metra katrorë sipërfaqe totale ndërtimi.

QTU do të zbulojë këndin më të madh të lojrave për fëmijë në Ballkan që do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë vogëlushët, pasi bëhet fjalë për një kënd me hapësira të brendshme dhe të jashtme, një mbretëri më vete ndodhish, shoqëruar nga personazhi i posaçëm Benni Bones, që do ti shoqërojë gjatë gjithë kohës fëmijët. 

Një pikë e fortë e QTU-së së rinovuar do të jetë padyshim gastronomia, me restorante të vendosura si në mjedise të jashtme, ashtu edhe të brendshme. Përveç ushqimeve të shpejta të stilit amerikan, do të jenë edhe këto risi për dashamirësit e specialiteteve në kuzhinë: Një subjekt me vetë-shërbim, me menu tradicionale shqiptare. Një pastiçeri ku do të shërbehen ëmbëlsira të ndryshme të cilësisë së lartë, si dhe një verandë me një restorant klasi me kuzhinë italiane, ku vizitorët do mund të shijojnë delikatesën e picave, pastave, rizotove dhe embëlsirave “Made in Italy”.

Kinemaja Cineplex vjen në QTU me teknologjinë e fundit të saj të prezantuar tashmë nëpër botë, para Krishtlindjeve si dhuratë për klientët. Përveç ulëseve të rehatshme dhe dizajnit modern, kinemaja më e re në Tiranë do të ofrojë teknologjinë më të përparuar evropiane të projektimit me instalimin e projektorëve Barco-Laser për cilësinë më të mirë të imazhit dhe JBL Bluelink për një tingull surround të jashtëzakonshëm. Për më tepër, të gjitha sallat do të ofrojnë teknologjinë Real D 3D, duke u lejuar vizitorëve virtualisht mundësinë për të qenë pjesë e filmit.

Për më shumë informacione rreth programit të eventeve klikoni këtu.

Ndërsa për të lexuar rregulloren e shorteut, klikoni këtu.

QTU është nën menaxhimin e Acrem, pjesë e Grupit Balfin, që është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green CoastResort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.