Itali/ Homazhe për 43 viktimat e urës Morandi, ngrihet flamuri shqiptar

Flamuri shqiptar te homazhet për viktimat nga shembja e urës Morandi

1 / 7

Flamuri shqiptar te homazhet për viktimat nga shembja e urës Morandi

2 / 7

Familjarët homazhe për viktimat nga shembja e urës Morandi

3 / 7

Familjarët homazhe për viktimat nga shembja e urës Morandi

4 / 7

Dy djemtë shqiptarë Marjus Djerri dhe Admir (Edi) Bokrina

5 / 7

Shembja e urës Morandi

6 / 7

Shembja e urës Morandi

7 / 7
15 Dhjetor 2018, 09:31

GENOVA- Katër muaj pas shembjen së urës Morandi, ku humbën jetën 43 persona mes tyre edhe dy shqiptarët, familjarët e viktimave kanë zhvilluar homazhe në urë.

Në orën 11.36 pikërisht në momentin kur ndodhi tragjedia, nën tingujt e sirenave të anijeve dhe këmbanave të kishave qytetarët e Genovës kanë zbritur në heshtje dhe kanë shkuar në vendin ku ndodhen rrënojat e urës.

Ne jemi për respekt ndaj viktimave. Ne nuk jemi me ta 14 të çdo muaji, por gjithmonë.

Giusy Moretti, zëdhënësja e komunitetit

Të tjerë mbyllën dyqanet, makinat dhe autobusët ndaluan në rrugë në nder të viktimave.

Gjatë homazheve, u ngrit edhe një flamuri i Shqipërisë, për të kujtuar dy viktimat shqiptare, Edi Bokrina, 28 vjeç dhe Marius Djerri, 22 vjeç.