Karta e Adriatikut, Xhaçka: Shqipëria merr kryesimin në 2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë në Mal të Zi

1 / 5

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë në Mal të Zi

2 / 5

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë në Mal të Zi

3 / 5

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë në Mal të Zi

4 / 5

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë në Mal të Zi

5 / 5
14 Nëntor 2018, 15:41

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Mal të zi, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të SHBA- Karta e Adriatikut  (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje - Hercegovinë) , ndërsa bëri të ditur se vitin e ardhshëm Shqipëria pritet  të marrë kryesimin e Kartës së Adriatikut A-5.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë në Budva, ministrja Xhaçka vlerësoi para homologëve të Kartës së Atlantikut mbështetjen e  dhënë deri më tani ndaj Shqipërisë dhe theksoi se ka ardhur koha qe te ndiqet politika e dyerve te hapura edhe për vende të tjera që aspirojnë  për t’u anëtarësuar në aleancën Aleancës së  Atlantikut të Veriut.

Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri – tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO.

Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes

Xhaçka theksoi gjithashtu nevojën e thellimit te bashkëpunimit dhe dialogu politikt, për më shumë qartësi në realizimin e objektivave të përbashkëta.

Shqipëria do të mbetet gjithmonë e angazhuar mbi vlerat dhe parimet bazë të Kartës së Adriatikut duke vazhduar dialogun politik dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të A5.

Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes 

Pjesëmarrësit në takim, mes të cilëve edhe zëvendësasistentja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper vlerësuan rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon, veçanërisht sa i takon politikës së dyerve të hapura.

Në përfundim, ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut nënshkruan një deklaratë ku angazhohen për të bashkëpunuar në mbrojtjen nga kërcënimet e përbashkëta.