Kisha vijon të mbajë të bllokuar rrugën për në plazh, banorët e Ishmit në protestë, tentojnë të largojnë gurët

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
12 Qershor 2018, 11:02

Banorët e Ishmit, në Durrës, kanë dalë sot në protestë, duke kërcënuar se do të bllokojnë rrugën që të çon te Kepi i Rodonit, ditën e pelegrinazhit në kishën e Shën Ndout. Shkak për këtë protestë është bërë bllokimi i rrugës që të çon në bregdet me blloqe gurësh nga Kisha e Rodonit.

Banorët kanë protestuar dhe kanë kërkuar heqjen e pengesave që u rivendosën pak ditë më parë. Me një urdhër të organit të prokurorisë së Durrësit dhe me një vendim të bashkisë së qytetit, blloqet u hoqën dhe rruga u la e lirë në funksion të komunitetit, por u rivendosën sërish nga kisha.

Banorët kërkojnë lirimin urgjentisht të rrugës së bregdetit, duke kërcënuar se do të veprojnë në të njëjtën mënyrë, do të bllokojnë rrugën e fshatit të tyre dhe nuk do të lejojnë makinat të shkojnë në Rodon. Këto ditë është festa e Shën Ndout dhe kisha e Rodonit vizitohet nga mijëra pelegrinë, të cilët pritet të bllokohen nga banorët në rast se kisha nuk liron rrugën e bregdetit.

Banorët thonë se kjo rrugë i shërben atyre për të punuar, pasi një pjesë e mirë e banorëve merren me peshkim me të cilin mbajnë familjet e tyre.