Kryeministri Rama çel ekspozitë në Gjermani

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
17 Nëntor 2018, 17:38

Siç dihet tashmë, kryeministri Edi Rama përveç politikës ka një pasion të madh për artin. Së fundmi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku ditën e sotme do të çelë një ekspozitë në qytetin Rostok, me punimet e tij personale, si piktura murale dhe skulptura në qeramikë.

Media gjermane ‘Ost See’ i ka dedikuar një shkrim hapjes së kësaj ekspozite ku thekson gjithashtu se gjatë rrugës ka ndodhur një incident me punimet e kryeministrit Rama.

“Pesë skulptura qeramike të Ramës nuk e kanë përballuar dot rrugën përgjatë Ballkanit. Ato kanë pësuar krisje, për shkak të materialit të brishtë dhe paketimit aventuresk, që nuk shkonim mirë sëbashku. Por Rama e bën të lehtë situatën. “Nesër vjen kuratori nga Tirana dhe riparon”, ka thënë Rama”,- thuhet në artikullin e ‘Ost See’.

Media gjermane thekson gjithashtu se kryeministri është një qytetar i thjeshtë në Rostok duke shmangur kështu pritjet dhe darkat zyrtare.

“Rama është qytetar privat në Rostok, aty e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë si shofer,”- shkruhet në artikull.

Ekspozita të do të hapet sot, për të vijuar deri më 6 janar, ndërkohë që bileta do të jetë 4 euro. “Ost see”  eka cilësuar ekspozitës si një hapësirë mahnitëse duke publikuar edhe foto nga ambienti që është rrethuar në çdo cep nga veprat e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka publikuar edhe vetë disa nga krijimet e tij në profilin e tij në Instagram.