Miku i Bashës, me call-center dhe sallë dasmash brenda konvikteve të Inxhinierisë

Arbër Krakulli

1 / 10

Lulzm Basha dhe Arbër Krakulli

2 / 10

Arbër Krakulli në protesta e PD

3 / 10

Arbër Krakulli në protesta e PD

4 / 10

Lulzm Basha dhe Arbër Krakulli

5 / 10

Ekstrakti i Qkr

6 / 10

Ekstrakti i Qkr

7 / 10

Biznesi call center dhe lokal dasmash brenda ambienteve të konvikteve të Inxhinierisë

8 / 10

Lulzm Basha dhe Arbër Krakulli

9 / 10

Arbër Krakulli

10 / 10
13 Dhjetor 2018, 15:39

Një ditë pasi u publikua lajmi për përvetësimin e një prej mencave të Qytetit Studentit (Lexo këtu) nga vëllai i ish-Presidentit Bujar Nishani, zbulohet një tjetër skandal sa i takon përvetësimit të konvikteve nga persona të afërt me Lulzim Bashën. 

Bashkëngjitur me konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë ekziston një aktivitet që shërben njëkohësisht si call-center, sallë dasmash dhe mensë private studentore, në administrim të Arbër Krakullit.

Ky i fundit është një prej militantëve të rregullt të çadrës së hapur një vit më parë përpara Kryeministrisë, ndërsa siç mund të tregojnë të dhënat nga faqja e tij në “Facebook”, ka një njohje të afërt me kreun e PD, Lulzim Bashën, në të cilin shfaqet në të paktën pesë poza të ndryshme.

Të dhënat e “Qëndrës Kombëtare të Bizneseve” tregojnë se Arbër Krakulli është administrator i përgjithshëm i shoqërisë “Ekspomark”, e cila merret me aktivitete marketingu, konkretisht me “call center”.

Biznesi në fjalë, deri pak kohë më parë ishte i regjistruar në rrugën “Studenti”, ku ndodhen edhe konviktet e inxhinierisë. Fotot e siguruara nga vendndodhja nuk lënë dyshime për ekuivok dhe biznesi, i ndodhur në të njëjtën godinë ku ushtrohet edhe aktiviteti i sallave të dasmave, është brenda vetë konvikteve të “Inxhinierisë”.

Aktualisht, ky biznes ka dy filiale, në Tiranë dhe në Lushnje. Ajo që bie në sy është fakti që biznesi është regjistruar vetëm pak muaj përpara se Lulzim Basha të largohej nga posti i tij si kryetar bashkie, në mars të vitit 2015. Pavarësisht kësaj, siç tregon aktiviteti i tij në rrjetet sociale, Krakulli është tanimë një prej njerëzve më aktivë në përkrahej e protestës studentore.

Megjithatë, falë lidhjeve direkte me Lulzim Bashën, Krakulli ka përfituar në këto vite pikërisht nga zhvatja e studentëve, përmes një aktiviteti të ndodhur në mënyrë të paligjshme, në një godinë që qëndron mu në mes të katër konvikteve të Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë