Moti i keq në Pukë, Bashkia apel qytetarëve të shmangin lëvizjet: Janë marrë masat e nevojshme

Pamje nga qyteti i Pukës

1 / 6

Pamje nga qyteti i Pukës

2 / 6

Pamje nga qyteti i Pukës

3 / 6

Pamje nga qyteti i Pukës

4 / 6

Pamje nga qyteti i Pukës

5 / 6

Pamje nga qyteti i Pukës

6 / 6
17 Dhjetor 2018, 16:01

Për shkak të motit të keq dhe reshjet e borës të cilat pritet të jenë prezent gjatë 24 orëve të ardhshme me intensitet të lartë në zonat malore, Bashkia e rrethit të Pukës apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të evitojnë parkimin e automjeteve në dy anët kryesore të rrugëve të qytetit.

Sipas njoftimit të dhënë nga Bashkia e qytetit Pukë, bëhet me dije se parkimi i automjeteve mund ta bëjë të pamundur pastrimin e rrugëve, çfarë bëhet shkak për vështirësi në qarkullim si pasojë e reshjeve të dëborës.

Gjithashtu, bëhet e ditur ndërkohë se Bashkia ka marrë masat e nevojshme për të qëndruar në gadishmëri të situatave për të mos krijuar probleme për qytetarët në qarkullimin e rrugëve kryesore.

Bashkia Pukë ju apelon gjithashtu edhe subjektet tregtare që në momentin që pastrojnë hyrjet e dyqaneve, apo lokaleve të tyre të mos hedhin boren në rrugën kryesore. Në njoftimin  një automjet po bënë kriposjen e rrugëve të qytetit dhe akseve Qafë Qerreti-Qelëz dhe Qafë-Qerreti-Qerret, ndërsa dy automjete borë-pastrues janë në gadishmëri për mbajtjen të qarkullueshme të rrugëve në inventarin e bashkisë Pukës.

Gjithashtu,në njoftimin e bashkisë bëhet e ditur se janë marrë masa sigurie nga kontraktoret e ARRSH dhe se akset nacionale që lidhin Puken me zonat e tjera do të jenë të qarkullueshme pa vështirësi.