Nga kaprolli te derri i egër, kamerat kurth kapin kafshët e mbrojtura në Parkun Shebenik-Jabllanicë

Derri i egër në Parkun Shebenik-Jabllanicë

1 / 6

Derri i egër në Parkun Shebenik-Jabllanicë

2 / 6

Ujku në Parkun Shebenik-Jabllanicë

3 / 6

Ujku në Parkun Shebenik-Jabllanicë

4 / 6

Derra të egër

5 / 6

Kaprolli në Parkun Shebenik-Jabllanicë

6 / 6
13 Nëntor 2018, 17:25

Parku Shebenik-Jabllanicë është pasuruar së fundmi me praninë e kafshëve të shumta të cilat dikur kërcënoheshin nga gjuetia e paligjshme. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar disa foto të shkëputura nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Shebenik-Jabllanicë ku vihet re shtimi i kafshëve të ndryshme si kaprolli, derri i egër, dhelpra dhe ujku.

“Dikur të kërcënuar për shkak të gjuetisë së paligjshme, sot të mbrojtur nga moratoriumet. Pamjet më të fundit të kamerave kurth në Parkun Shebenik-Jabllanicë, krahasuar me të njëjtin vit më parë në të njëjtën zonë, tregojnë praninë e shtuar të kaprollit, derrit të egër, dhelprës, ujkut,”- shkruan Klosi krahas fotove.