Një zbulim i rrallë në Orikum, kapet në rrjet një zog i veçantë, me origjinë nga Himalajet

Fishkëllyesi i murrmë, i kapur në Orikum

1 / 8

Fishkëllyesi i murrmë, i kapur në Orikum

2 / 8

Fishkëllyesi i murrmë, i kapur në Orikum

3 / 8

Fishkëllyesi i murrmë, i kapur në Orikum

4 / 8

Fishkëllyesi i murrmë, i kapur në Orikum

5 / 8

Fishkëllyesi i murrmë, i kapur në Orikum

6 / 8

Një nga anëtarët e ekipit që gjeti fishkëllyesin e murrmë në Orikum

7 / 8

Harta e shpërndarjes së Fishkëllyesit të murrmë

8 / 8
18 Tetor 2018, 09:37

Një zog i rrallë është pikasur në Orikum dhe është kapur në rrjetat e studiuesve hungarezë që ndodhen në Shqipëri. Zogu është kapur nga kampi i unazimit në Orikum, ku kapja e shpendit ka përhapur debat dhe gëzim.AOS shkruan se zogu quhet “fishkëllyesi i murrmë”, dhe është një zog shtegtar. Është e vështirë që të identifikohet në natyrë, por mësohet se pika më e afërt në natyrë me Shqipërinë janë Himalajet dhe kufiri Indi-Pakistan-Nepal.

Njoftimi i AOS:

Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj.

Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj. Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita).