Opozita 'thyen' bojkotin pas 5 muajsh, deputetë e PD e LSI kthehen në Kuvend (FOTO)

Deputetët e PD duke hyrë në kuvend

1 / 6

Deputetët e LSI duke hyrë në kuvend

2 / 6

Deputetët e opozitës sot në kuvend

3 / 6

Deputetët e opozitës sot në kuvend

4 / 6

Deputetët e LSI sot në kuvend

5 / 6

Deputetët e opozitës sot në kuvend

6 / 6
13 Dhjetor 2018, 10:23

Report Tv ka mësuar se 4 deputetë të PD dhe 4 deputetë të LSI do të shkojnë në seancën plenare sot në Kuvend duke thyer kështu bojkotin pas 5 muajsh. Gazetarja Esiona Konomi raporton se nga deputetët e PD në seancën e sotme marrin pjesë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagoge) Izmira Ulqinaku dhe Ervin Salianji. Ndërsa nga LSI, Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili dhe Kejdi Mehmetaj. Deputetët ishin në limitet e djegies së mandatit prej mungesës së gjatë në Kuvend. Sipas afateve ligjore dhe rregullores së Kuvendit, mandatet skadojnë në datën 15 janar.