Padia e Ballës për rastin ‘Xhisiela’, Lulzim Basha mbërrin në prokurorinë e Tiranës (FOTO)

Kreu i PD-së Lulzim Basha sot te Prokuroria e Tiranës

1 / 4

Kreu i PD-së Lulzim Basha sot te Prokuroria e Tiranës

2 / 4

Kreu i PD-së Lulzim Basha sot te Prokuroria e Tiranës

3 / 4

Kreu i PD-së Lulzim Basha sot te Prokuroria e Tiranës

4 / 4
12 Tetor 2018, 12:37

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është  paraqitur në prokurorinë e kryeqytetit për të dhënë dëshminë pas padisë së Taulant Ballës për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut. Lideri demokrat është futur në ambientet e prokurorisë në orën 12:15 minuta, ndërsa do të japë dëshminë e tij si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes para prokurores Elsa Miha. Basha u fut i vetëm në prokurori, pasi nuk shoqërohej nga asnjëri nga ndihmësit e tij ligjor.

Pas denoncimit të Emiljano Nuhut dy javë më parë, Balla kallëzoi penalisht Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Basir Çollakun dhe Emiljano Nuhun. Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut.

Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet Ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë. Sipas policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.