Pak centimetra larg greminës, ja si shpëtoi autobusi me 40 gjimnazistë mbrëmë në Qafë Thanë

Vendi ku ndodhi aksidenti në Qafë Thanë mbrëmë

1 / 5

Vendi ku ndodhi aksidenti në Qafë Thanë mbrëmë

2 / 5

Vendi ku ndodhi aksidenti në Qafë Thanë mbrëmë

3 / 5

Vendi ku ndodhi aksidenti në Qafë Thanë mbrëmë

4 / 5

Vendi ku ndodhi aksidenti në Qafë Thanë mbrëmë

5 / 5
17 Nëntor 2018, 12:49

Një autobus me 40 gjimnazistë nga Roskoveci i Fierit doli pasditen e djeshme nga rruga në Qafë Thanë duke u aksidentuar (Lexo këtu). Shtatë gjimnazistë u lënduan lehtë dhe pas marrjes së mjekimit në Prrenjas dhe Librazhd lanë ambientet e spitalit duke u larguar për në shtëpi me një tjetër autobus.

Report Tv ishte sot në Qafë Thanë në vendin ku ndodhi aksidenti. Në pamje duken shenjat e gomave kur autobusi ka frenuar, por shoferi nuk ka arritur që ta mbajnë brenda korsisë duke u përplasur me bordurat.

Pamjet tregojnë shkatërrimin e bordurës metalike, ndërsa disa gurë kanë mbajtur autobusin larg humnerës, që ndodhej disa centimetra më tej. Nga hetimet paraprake, autobusi plotësonte kushtet teknike, ndërsa policia sqaroi mbrëmë se shkak për aksidentin ishte lagështia në rrugë dhe pakujdesia e shoferit.