Përkujtohet 74-vjetori i Çlirimit të Tiranës, idhtarët e Enver Hoxhës shfaqen me pankarta në duar

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

1 / 8

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

2 / 8

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

3 / 8

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

4 / 8

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

5 / 8

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

6 / 8

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

7 / 8

Veteranë të luftës antifashiste duke përkujtuar ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha

8 / 8
17 Nëntor 2018, 12:37

Vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Shqipëri të eshtrave të personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid'hat Frashëri, disa veteranë të luftës antifashiste u shfaqën edhe këtë vit për të përkujtuar 74 vjetorin e çlirimit të Tiranës, duke mbajtur në duar portretin e diktatorit Enver Hoxha.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e vlerësoi faktin që çlirimi i Tiranës erdhi pa asnjë ndihmë të jashtme. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke vendosur theksin tek bashkëpunimi.

Ne sot kemi angazhime të ndryshme nga 74 vite më parë. Ka disa njerëz që e harrojnë historinë, shumë pak kujtohen që Tirana u çlirua pa një ushtri të huaj. Ne shqiptarët kur organizohemi... edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpunonte me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëve. Kjo na bën krenarë. Megjithatë ka momente për reflektuar.

Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE.

Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim. Tirana nuk ka kohë për të humbur, prandaj i ftoj qytetarët që të përqafojnë punën dhe progresin.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 

Ndërkohë pas fjalës së kryebashkiakut Veliaj, anëtarë të këshillit bashkiak nga LSI kremtuan clirimin e Tiranës të veçuar duke qëndruar për disa minuta përpara simbolit të çlirimit të kryeqytetit, "Ushtarit të Panjohur".