Përurohet shtëpia e LEGO-s, u projektua nga arkitekti i Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
15 Korrik 2018, 13:24

Një tjetër kryevepër e arkitekturës botërore u përurua së fundmi në Danimarkë. Shtëpia e LEGO-s, e projektuar nga Bjarke Ingels, arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, ka hapur dyert e saj jo vetëm për fëmijët, por për të gjitha grupmoshat.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ashtu si në Danimarkë e vende të tjera, ku modernen e presin krahëhapur dhe pa histeri, ashtu duhet të ndodhë edhe në Tiranë për Teatrin e ri. “Sa mirë për fëmijët e Danimarkës, një Lego House për lojë e shfaqje! Si nuk u ngrit Mbreti aty t’i kundërshtonte me protesta, si ish-Presidenti ynë? Ndaj bëjnë përpara ca kombe o miq, se e presin të renë krahëhapur, pa histeri, po me optimizëm për ndryshim! Duhet dhe ne”, shkruan Veliaj