Prezantohet në kinema filmi pa zë i 1913-ës, Drejtoresha: Nëse s’njohim veten, s’do ta dimë ku të shkojmë!

Filma pa zë të1913-ës

1 / 8

Filma pa zë të1913-ës

2 / 8

Filma pa zë të1913-ës

3 / 8

Filma pa zë të1913-ës

4 / 8

Filma pa zë të1913-ës

5 / 8

Filma pa zë të1913-ës

6 / 8

Filma pa zë të1913-ës

7 / 8

Filma pa zë të1913-ës

8 / 8
18 Tetor 2018, 17:39

Për herë të parë u prezantuan në kinema 7 kronika të xhiruara 100 vite më parë në Shqipëri edhe Ballkan. Në atë kohë, kur kinemaja ishte vetëm 15 vjeç operatorët udhëtonin në çdo cep të botës për të xhiruar ngjarjet.

Filmimi francez “Pathe” i saporestauruar është xhiruar në përfundim të “Rrethimit të Shkodrës” në vitin 1913, një vit pasi Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë nga Turqia Osmane, disa muaj para se të niste Lufta e Parë Botërore.

Këto imazhe bardhezi tanimë do të përbëjnë materialin më të vjetër, që do të ruhet në Arkivin e Filmit Shqiptar. Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Iris Elezi flet për rëndësinë e kësaj premiere botërore në Tiranë

Jam tmerrësisht e lumtur, që sot sapo përjetuam premierën botërore të filmimit arkival xhiruar në vitin 1913, titulluar “Dorëzimi i Shkodrës”. Është një projekt dyvjeçar, që ka punuar Arkivi i Filmit me konitekën e Malit të Zi edhe me laboratorin e Hungarisë. Është mrekulli që pas dy vitesh restaurimi, të kesh mundësi që ta ndjekësh filmin me audiencën tënde.

 Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit