Protestë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e të riut nga Korça, familjarët: Duam drejtësi

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
22 Maj 2018, 12:17

Familjarë dhe të afërm të 27-vjeçarit Ene Ftoj, që humbi jetën në dhomën e paraburgimit në Komisariatin e Korçës, kanë protestuar këtë mesditë para Ministrisë së Brendshme, në kryeqytet.

Familjarët kanë bërë thirrje për drejtësi, duke pretenduar se i riu është dhunuar nga policia deri në vdekje. Vëllai dhe nëna e 27-vjeçarit thanë se qeveria duhet të marrë masa, ndryshe do të marrin vetë.

T’i jepnin dënimin ta vuante, atij i kanë bërë masakër, e kanë dhunuar. Unë dua drejtësinë e vëllait.

Vëllai i të ndjerit

Qeveria të marrë masa për atë fëmijë. Një nënë ka kaluar në depresion, një baba po, tre fëmijë i ka rrugëve, fukarenj po. Po sikur të ishin fëmijët e tyre e të bëheshin në këtë gjendje, do ta kërkonin ata. Nëse nuk merr masa qeveria, do të marrim ne.

Nëna e Ene Ftoj

Protesta për vdekjen e të riut vjen një ditë pasi dolën rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, ku thuhej se ndaj 27-vjeçarit nuk është ushtruar dhunë fizike.

Në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhunë fizike.

Rezultati i ekspertizës