Studentët te Kryeministria ndezin zjarr

Studentët në protestë ndezin zjarr

1 / 8

Studentët në protestë te Kryeministria

2 / 8

Studentët në protestë te Kryeministria

3 / 8
4 / 8

Studentët në protestë ndezin zjarr

5 / 8

Studentët në protestë te Kryeministria

6 / 8

Studentët në protestë ndezin zjarr

7 / 8

Studentët në protestë ndezin zjarr

8 / 8
13 Dhjetor 2018, 21:48

TIRANE - Qindra studentë e kanë zhvendosur protestën përballë selisë së kryeministrisë, pasi protestuan rreth tri orë përpara Parlamentit, ku u zhvillua seanca plenare e të enjtes. Në ditën e 10-të të protestës, ata e spostuan protestën nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit, përpara godinës ku do të diskutohej për amendamentet e dorëzuara nga LSI-ja për arsimin, të cilat u rrëzuan nga shumica parlamentare.

Studentët protestuar dje deri në orët e vona të mbrëmjes përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Ata i kanë adresuar qeverisë një listë me tetë kërkesa, ndërsa kanë paralajmëruar se pa realizimin e tyre nuk do të tërhiqen nga protesta. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ofruar më shumë sesa studentët kanë kërkuar, por për realizimin e tyre ka ftuar studentët në dialog, ftesë e cila vijon të refuzohet nga ata. Edhe sot nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se është gati që të plotësojë tetë kërkesat e opozitës por më parë duhet dialog në mënyrë që të ketë përgjegjës edhe për zbatimin e tyre.