Kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve në 'Repolitix' në Report TV (FOTO)

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

1 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

2 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

3 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

4 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

5 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë gazetarit Nikoll Lesit

6 / 19

Kryeministri Edi Rama

7 / 19

Kryeministri Edi Rama

8 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

9 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

10 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

11 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

12 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

13 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

14 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

15 / 19

Kryeministri Edi Rama përballë panelit të gazetarëve në emisionin Repolitix

16 / 19

Kryeministri Edi Rama

17 / 19

Gazetarët përballë Kryeministri Edi Rama

18 / 19

Kryeministri Edi Rama

19 / 19
13 Nëntor 2018, 23:34

Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin "Repolitix" të Denis Mingës në Report Tv, përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama tha se shpresonte që presidenti Ilir Meta të mos ndikohej në qëndrimet e tij nga trazirat morale dhe psikologjike që po kalon opozita. 

Është një arsye që s’di si ta quaj…uroj që realisht Meta të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës morale e psikologjike e opozitës që mund të ketë influencë mbi të, për të patur një rol destruktiv. E kam thënë dhe në parlament, për sa kohë që s’kam argument për këtë, me çështjen është aktiv, s’është aktiv, e zgjidhim.

Edi Rama, kryeministër

Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt, ndërsa shtoi se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij, pasi nuk ka arsye konkrete për ta refuzuar sërish. 

Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.  Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm. 

Edi Rama, kryeministër

Rama foli edhe për takimin me Metën për dekretin e ministrit të ri. Kreu i qeverisë theksoi se arsyet e Metës për të hezituar nuk i ishin dukur bindëse. 

Sandër Lleshi nuk është ushtarak aktiv… së pari nuk kam shkelur asnjë Kushtetutë, sepse nuk kam patur si ta shkel, edhe sikur Sandër Lleshi të ishte sot general, unë mund ta propozoja dhe presidenti si personi që ka fuqinë e dekretimit dhe çdekretimit, do e çdekretonte. Së dyti, Sandër Lleshi nuk është general aktiv, para se të bënte deklaratën që e ka bërë para. Çështja është e tillë, ka një problem. Presidenti nuk tha asgjë të tillë, se nuk krijoi dot bindjen etj, etj. Këtu s’ka lidhje kryetari i Kuvendit, etj. Presidenti ka për detyrë të dekretojë një ministër në rast se ata plotësojnë të njëjtat kritere që plotëson një njeri që bëhet deputet. Presidenti ka bërë një letër ku ka shtruar pyetjet e tij, do të marrë përgjigje. S’kam folur në emër të ministres së Mbrojtjes. Presidenti më ka thirrur për dijeni. Kemi për detyrë të përgjigjemi kur na shkruajnë për dijeni. Në rast se gjykon se ka të bëjë me një general aktiv ka për detyrë ta çdekretojë.

Nuk hyj tek njerëzit që i heqin vetes luftëra, e kam thënë dhe herë tjetër. Meta deri të shtunën, ka qenë president i barazpeshuar, dhe i matur. Për hir të së vërtetës, pavarësisht nga ajo që thuhet, presidenti ka luajtur rolin e tij me korrektesë. Absolutisht, në bisedën me mua s’ka patur asnjë shije, as lagu pazari, asnjë arsye të ububushme. Arsyeja s’ka qenë fare arsye që mund të shqetësojë kombin, mua më është dukur “si ka mundësi”. Nëse do e tregoj, shkel etikën. Në krahasim me arsyen që ka dhënë tani është e parëndësishme. Pse s’foli, pse nuk bëri pyetje, këtë unë nuk e di. Jam përpjekur të kuptoj atë ditë arsyet, ajo që më tha s’mu duk arsye. 

Edi Rama, kryeministër

Rama u pyet edhe për punën e Policisë së Shtetit dhe nëse do largohet apo jo Ardi Veliu nga detyra me ardhjen në detyrë të Sandër Lleshit. 

As jam marrë, as kam ndërmend të merrem. S’është gjykimi dhe zgjedhja ime në zgjedhjen e drejtorin. Nga viti 2014 e deri më sot policia ka bërë një punë shumë të mirë. Nëse krahasoni policinë sot me policinë e para 5 vitesh nuk e di se si mund të shihet dallimi i natës me ditës.

Edi Rama, kryeministër