Shpërthim eksplozivi në një dyqan tek "Tirana e re" në kryeqytet, në pronësi të Drita Lulos

1 / 20
2 / 20
3 / 20
4 / 20
5 / 20
6 / 20
7 / 20
8 / 20
9 / 20
10 / 20
11 / 20
12 / 20
13 / 20
14 / 20
15 / 20
16 / 20
17 / 20
18 / 20
19 / 20
20 / 20
20 Korrik 2018, 09:22

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në një dyqan në rrugën “Ymer Kurti” në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:10 të mëngjesit.

Report Tv ka mësuar se dyqani që iu vu shpërthimi ishte në pronësinë e shtetases Drita Lulo. Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën "Ymer Kurti ", në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe saqrimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.