Shqiptari komunikon me skype nga burgu në Londër, mediat britanike jehonë emisionit 'Pa Gjurmë'

Artikujt e medias britanike për Emisionin Pa Gjurmë

1 / 6

Artikujt e medias britanike për Emisionin Pa Gjurmë

2 / 6

Artikujt e medias britanike për Emisionin Pa Gjurmë

3 / 6

Afrim Imeraj

4 / 6

Artikujt e medias britanike për Emisionin Pa Gjurmë

5 / 6

Vajzat e Afrim Imerajt

6 / 6
7 Dhjetor 2018, 20:07

Komunikimi përmes Skype nga një burg në Londër i shqiptarit Afrim Imeraj live nga studio e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, ka vënë në lëvizje autoritetet britanike prej dy ditësh tabloidet britanikë i kushtojnë një shkrim të gjatë rastit të shqiptarit Afrim Imeraj që komunikonte që bëri lidhje me Skype përmes telefonit nga burgu Pentonville në veri të Londrës. 

Edhe pse pritet t'i kushtojë shumë komunikimi me Skupe nga qelia, Afrim Imeraj guxoi që të kërkojë dy vajzat e tij Klean dhe Lorisën. Pas një letre dërguar në emisionin ’’Pa Gjurmë’’, mbrëmjen e 4 dhjetorit ai realizoi edhe një lidhje me Skype nga burgu HMP Pentonville në Britani, për 25 minuta. Guximi duke përdorur një telefon të kontrabanduar në burg dhe dëshira e një babai për të komunikuar me vajzat e tij, bëri që ky rast të bëhej kryelajm në gazetat me të njohura Britanike në The Sun dhe Daily Mail. E gjithë kjo ka vënë në lëvizje jo vetëm median që e ka pasqyruar rastin duke cituar Report Tv në atë që ndodhi në emisionin investigativ "Pa Gjurmë", edhe autoritet më të larta britanike.