Shtetrrethim në ish-Bllok, Bollino: Akt arrogance, dikush po e vret si 30 vite më parë

Rrugët e bllokuara nga Policia Rrugore në ish-Bllok

1 / 5

Rrugët e bllokuara nga Policia Rrugore në ish-Bllok

2 / 5

Rrugët e bllokuara nga Policia Rrugore në ish-Bllok

3 / 5

Rruga përpara hotel Rogner ku është postoblloku i Policisë

4 / 5

Rruga përpara hotel Rogner te hyrja për në ish-Bllok

5 / 5
19 Nëntor 2018, 14:56

‘Dikush po e vret Bllokun e Tiranës, duke e transformuar në fundjavë sërish në një zonë të mbyllur dhe të trishtuar, pikërisht ashtu siç ishte 30 vjet më pare”. Denocimin e bëri sot gazetari Carlo Bollino. Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ilustruar me fotot e rrugëve të boshatisura në zonën e ish-Bllokut, Bollino, që është edhe rezident në këtë zonë, denoncon veprimin e policisë si të pamenduar dhe akt arrogance dhe autoritarizmi.

Zona e ish-Bllokut, është epiqendra e jetës së natës, veçanërisht në fundjavë, por edhe vend ku kanë ndodhur ngjarje të rënda kriminale, siç ishte vrasja ish-bankierit Artan Santo paraditen e 26 qershorit 2014, apo më e fundit, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol”. Në presionin e opinionit publik, ndoshta policia ka gjetur si rrugë më të shkurtër që të bllokojë rrugën për qarkullimin e makinave, duke privuar edhe banorët që kanë banesat aty. Shumë vite më parë, edhe pse vendosi bllokuesit pneumatikë në një segment të rrugës ‘Ismail Qemali’, Policia Bashkiake e Tiranë, kur kryetar ishte Edi Rama, nuk aplikoi bllokuesit e rrugës.