Tabelat me të dhënat / Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE

Aplikimi i shqiptarëve për azil, gjatë muajit shtator

1 / 4

Aplikimet për herë të parë të shqiptarëve gjatë muajit shtator

2 / 4

Numri i azilkërkuesve shqiptarë përgjatë nëntë muajve

3 / 4

Aplikimet e azilkërkuesve shqiptarë ,për herë të parë gjatë 2018-s

4 / 4
3 Dhjetor 2018, 09:11

Numri i aplikimeve për azil për herë të parë nga shqiptarët ka shënuar rënie gjatë shtatorit, në krahasim me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Eurostat gjatë shtatorit janë regjistruar në vendet e Bashkimit Europian 1360 aplikime për herë të parë, nga 1635 që ishin një muaj më parë. Megjithatë pesha e aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët vijon të mbetet e lartë me rreth 3.7% të aplikimeve për azil në të gjithë BE-në.

Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për azil rreth 12,705 shtetas shqiptarë në vendet anëtarë të Bashkimit Europian.

Franca kryeson edhe për muajin shtator si vendi me numrin më të lartë të aplikimeve nga shqiptarët me rreth 600 aplikime, nga 660 që ishin gjatë gushtit. Prej fillimit të vitit deri në periudhën raportuese kanë aplikuar për azil 5,130 shtetas shqiptarë. Vendi i dytë me peshën më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria ishte Mbretëria e Bashkuar, ku sipas të dhënave të Eurostat vetëm gjatë shtatorit kanë aplikuar 235 shqiptarë. Në total vendi numëron për 9-mujorin 1605 aplikime në total.